Deklaratat ofenduese për Trump, Rama: S’kam thënë gjë për presidentin, por për kandidatin.. (VIDEO)
Edi Rama mbrëmë i ftuar në Ora News ka folur gjërë e gjatë mbi problemet e fundit të qeverisë, koalicioni, shkarkimet, opozita dhe zgjedhjet.

Por një nga pyetjet më të sikletshme padyshim që kishte të bënte me presidentin e SHBA-së Donald Trump, të cilin Rama në kohën ku ai ishte vetëm një kandidat e quajti një alternative jo të duhur për Amerikën.

Kur Rama pyetet nëse ai do të bënte të njëjtën deklaratë për Trump nëse do të kishte informacionin e sotëm, Rama shprehet se ai e ka dhënë atë deklaratë për dikë që ishte thjesht një kandidat dhe ato fjalë ishin mendimi i tij.

Gazetarja: Nëse do të kishit të njëjtin informacion që kishit sot, do të jepnit të deklaratë për Donald Trump?

Rama: Unë skam thënë asgjë mbi presidentin, unë kam thënë mbi kandidatin. Për kandidadin kam thënë gjërat që kam menduar, për presidentin unë nuk kam thënë asgjë sepse në kohën kur unë kam folur ka qënë thjesht një kandidat.

Gazetarja: A duhet të jetë më i kujdesshëm kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria?

Rama: Unë nuk jam manual se si duhet të jenë kryeministrat, unë jam Edi Rama dhe sot jam kryeministër, më të mirat dhe më të metat e mia nuk kam ndërmend të jem dikush tjetër…/albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori