23-vjeçarja afrikane vritet nga policia në Maqedoninë e Veriut

Një 23-vjeçare afrikane është qëlluar aksidentalisht nga policia në Maqedoninë e Veriut gjatë një përleshjeje në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut,  kur një oficer u përpoq të arrestonte një emigrant ilegal.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur  më 19 prill në Gjevgjeli në kufi në Maqedoninë e Veriut, ku pas një incidenti me policinë ka mbetur e vdekur shtetasja afrikane Fatmata, 23 vjeçare.

Ajo u qëllua nga policia pasi kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte refuzuar azilin.

Sipas medieve vendase incidenti ka ndodhur kur njeri prej emigrantëve ilegale që ndodhej në makinë me Fatmatën  në tentativë për t’i shpëtuar prangave, ka sulmuar një polic në kufi dhe ka tentuar t’i marrë pistoletën e shërbimit.

Për pasojë gjatë ndjkejes në kufi me emigrantët ilegalë Fatmata është qëlluar aksidentalisht sipas policisë maqedonase nga policët e kufirit.

Fatmata e cilia  ishte shtazëne, jetonte në një kamp refugjatësh në Greqinë Veriore dhe ishte një person me shumë gjallëri dhe dëshira për jetën. Ajo ishte pjesë e komunitetit “Second Tree”./albeu.com/