230 km/h në Tiranë – Elbasan, policia apel drejtuesve të mjeteve: Shpejtësia ju vret

Policia ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Udhëtoni me jetën në mendje, mbroni jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor! Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore!

Poliscan-i konstaton shpejtësi 194 km/h në tunelin e Krrabës, në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan.

Shpejtësi deri në 230 km/h po në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan.

Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.

Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në destinacion të jetë e sigurtë!

Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!


Shtuar 23.07.2023 09:40