Transferimi i Mbappe jo i lehtë, 100 milionë euro ekstra trembin Real Madridin

Kylian Mbappe është mes Real Madrid dhe PSG. Francezët po tentojnë të rinovojnë me të dhe janë gati t’i ofrojnë 250 milionë euro për tre vite.

100 milionë euro i jep si bonus besnikërie, ndërsa pjesa tjetër e ndarë në paga 50 milion euro në sezon.

Programi “El Partizado de COPE” në Spanjë raporton se Mbappe ka kërkuar 100 milionë euro më shumë nga Real Madrid.

Sulmuesi ka lëvizur nga pakti i parë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një takim të drejtuesve të Realit me familjarët e yllit të PSG. /h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 13:00