Deklarata për 71 deputetët/ Edi Rama: Janë interpretime, nuk i kam thënë!
Kryeministri, Edi Rama ka folur në një intervistë për “Ora News” për zhvillimet e fundit politike nga shkarkimi i Ylli Manjanit te marrëdhënia brenda koalicionit.

Duke folur për marrëdhëniet me LSI-në, Rama u shpreh se nuk po zhvillohet asnjë negociatë me aleatin e tij në qeveri dhe se nuk po pritet asnjë përgjigje nga Meta.

“Nuk po negociojmë asgjë, jemi fokusuar te punët. Ne nuk po presim LSI ne po ecim drejtë bashkë me LSI dhe do të shkojmë në zgjedhje secili me alternativën e vet pavarësisht nëse jemi apo nuk jemi në një koalicion”, u shpreh Rama.

I pyetur për deklaratën në mbledhjen e Kryesisë se PS siguron bashkë me aleatët pa LSI, 71 mandate, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë.

Këto janë interpretime. Këto janë të gjitha fjalë dhe nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga unë apo nga aleati im. Këto janë fjalë që nuk kanë asnjë rëndësi”, u shpreh Kryeministri.

“Këtë do ta vendosin qytetarët në qershor nëse do t’i kemi 71 mandate, apo sa do të kenë të tjerët.”/Albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori