Deklarata per okupim te Kosoves ne rast shpalljeje te pavaresise shqeteson BE-ne
Pëlqej
Albeu.com
Zyrtare ne Bashkimin Evropian shprehen te "befasuar dhe te shqetesuar" per deklaraten e nenkryetarit te Partise radikale Serbe, Tomisllav Nikolic per okupim te Kosoves ne rast te imponimit te pavaresise se saj.Nenkryetari i radikaleve u shpreh se ka rene dakort qe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica ne Kuvendin e Serbise te shpallet okupim i Kosoves ne rast se imponohet pavaresia e Kosoves dhe se Serbia, "me te gjitha mjetet" do t’a mbroje ne Kosove sovranitetin e saj.

Burime serbe nga Brukseli raportojne se funksionaret e BE-se, ne reagimin e pare, kane theksuar se eshte veshtire te vleresohet serioziteti i ketyre mesazheve, duke marre parasysh se deri tani nuk ka pasur komente zyrtare ose konfirmime per to nga qeveria e Serbise.
Shtuar më 12/02/2006, ora 16:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori