Deklarata e Renzit: Kur ne ishim “shqiptarë” (VIDEO)
“Gian Antonio Stella ka shkruar një libër fantastik, me titull ‘Kur shqiptarët ishim ne”. Ishte koha kur shqiptarët zbarkuan në Itali. Tani nuk e kujtojmë më sepse është një fenomen integrimit dhe Shqipëria tani po ecën me këmbët e saj. Ai libër na kujton se Italia në vitet 1990 cilësohet si një nga vendet më të këqija”.

Kështu është shprehur gjatë një emisioni kryeministri i Italisë, Matteo Renzi duke sjellë në vëmendje fenomenin e emigrimit të italianëve në fillim të shekullit 20, shkruan Shekulli.

Sipas tij emigrantët italianë në vendet e huaja identifikoheshin si kriminelë, siç ndodhte me shqiptarët pas rrëzimit të sistemit totalitar.

Shtuar më 10/05/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori