U goditën nga orteku, rritet bilanci i viktimave në Francë

Ka shkuar në 6 numri i pesonave të vdekur nga orteku i së dielës në Alpet Franceze.

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta. Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.
Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave

Orteku ishte një kilometër i gjatë dhe 100 metra i gjerë, sipas të njëjtit burim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një orteku të dytë në zonë.

Në kërkim marrin pjesë ekipet e shpëtimit, zjarrfikës dhe një ekip mjekësor së bashku me qen të stërvitur, të ndihmuar nga një helikopter i Shërbimit të Mbrojtjes Civile./albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 12:53