E FUNDIT/ Sërish rritje e ndjeshme e të të infektuarve, 21 raste në 24 orë
Deklarata e habitshme e Sandër Lleshajt: Dhuna dobi publike, polici e ka për detyrë të rrahë!
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Java".

Lleshaj ka deklaruar se sipas tij, punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qytetarë që shkelin ligjin, madje e ka quajtur dhunën "dobi publike".

"Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë.

Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.

Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat," tha Lleshaj. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2020, ora 21:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori