Deklarata e Grupit të Kontaktit
Albeu.com
Pas takimeve të ndryshme në Prishtinë, zyra amerikane ka lëshuar një deklaratë të përbashkët të Grupit të Kontaktit, të cilën e sjellim në tërësi...“Grupi i Kontaktit ripohoi dëshirën e vetë për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për të arritur deri te zgjidhja në kuadër të vitit 2006, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare kërkon, ndër të tjera, edhe pranimin nga populli i Kosovës. Grupi i Kontaktit ritheksoi përkushtimin e vet për ruajtjen e qëndrueshme të pranisë serbe në Kosovë, duke këmbëngulur që marrëveshjet të negociohen në kuadër të procesit për status dhe që ato të garantojnë të drejta dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Grupi i Kontaktit gjithashtu nxit liderët e Kosovës të jenë fleksibil dhe zemërgjërë në negociatat për status, veçanërisht në decentralizim dhe mbrojtje të trashigimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Liderët e Kosovës duhet të ofrojnë rezultate të qarta sa i përket standardeve, në veçanti ato që prekin komunitetet minoritare në mënyrë që të përmirësohet pozita e minoriteteve dhe gjithë qytetarëve. Grupi i Kontaktit gjithashtu inkurajon serbët e Kosovës dhe minoritetet joserbe të participojnë aktivisht në procesin e statusit dhe Institucionet Qeverisëse të Kosovës.” rtk
Shtuar më 07/04/2006, ora 16:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori