Panik nga flakët e zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në Milano, 6 të vdekur dhe mbi 80 persona në spital

Një zjarr i madh ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në orët e para të mëngjesit sot në Milano të Italisë.

Mediet vendase bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën gjashtë të moshuar, dhe më shumë se tetëdhjetë të tjerë kanë pësuar djegie, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, zjarri ka rënë rreth orës 02:20 të mëngjesit me ekipet zjarrfikëse që po vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarrit. .

Dy gra të moshës 69 dhe 87 vjeç që ndanin të njëjtën dhomë u dogjën. Katër viktimat e tjera, tre gra të moshës 75, 84 dhe 85 vjeç dhe një burrë 73 vjeç, vdiqën nga asfiksia.

Sipas zjarrfikësve, tre persona ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 40 të tjerë janë shpëtuar dhe janë me sipmtoma asfiksimi, po jo të rënda.

‘Casa per coniugi’ është një rezidencë e kujdesit shëndetësor për të moshuarit në pronësi të Bashkisë së Milanos, e menaxhuar nga kooperativa Proges, e cila kontrollon 300 struktura në 11 rajone.

Struktura, e cila ndodhet në via dei Cinquecento, në zonën jugore të Milanos, pranë Piazzale Corvetto, ndodhet në një ndërtesë trekatëshe të vitit 1920 dhe ka 210 shtretër./albeu.com/