PDIU braktis Edi Ramën
Deklarata e fortë e gazetarit: Tahiri nuk fundoset pa Ramën
Pëlqej
Gazetari Basir Çollaku ka folur sërish në lidhje me çështjen e drogës në Shqipëri duke hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, në Ora Neës, thotë se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Ai përmend aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë.

“Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm.

Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë. Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme.

Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë.

Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar…kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve”- ka thënë Çollaku. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2017, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori