Deklarata shokuese e Çanit, çfarë po përgatit Rama
Pëlqej
Kryeministri Rama ia ka dalë që vëmendjen nga cështje të tjera me rëndësi, ta kalojë tek mbyllja e basteve dhe paketa antishpifje.

Mbrëmjen e sotme i ftuar në "Open", Arjan Çani tha troç se me paketën anti-shpifje Edi Rama po përgatit fundin e vet politik.

Ai u shpreh:

Edi Rama është duke kontribuar për një proces që do të fundoset edhe vetë. Edi Rama do ulë numrin e kundërshtarëve të tij [i referohet mediave online] por do humbasë edhe portalet e veta".

Teksa shprehu mendimin se jemi në politikë spektakli dhe shumë shpejt do shkojmë në politikën e gjykatave, ai kujtoi edhe se si variojnë në Francë gjobat në një paketë të ngjashme me atë që propozon kryeministri.

Do bëhemi republike juridike, që do të thotë se do humbasim shijen e debateve politike. Ne do kemi frikë t’i flasim lirshëm popullit, pasi do na hedhin në gjyq. Në Francë gjobat variojnë nga 3 mijë deri në 30 mijë euro"-tha Cani. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori