Deklarata e fortë e Besnik Muçit: Kush zyrtar nuk ka probleme me pasurinë?
Ish prokurori dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese i cili u dekretua nga Meta për në Kushtetuese, por u shkarkua nga KPA për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë ka bërë një deklaratë të fortë për mediat.

Ai ka thënë se nuk ka shqiptar dhe zyrtar që nuk ka probleme me pasurinë ndërsa me ironi tha se mëkati i vetëm që ka bërë ishte se para dy vitesh aplikoi për anëtar të GJK.

Ja pjesë nga fjala e tij

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtarGjykatës Kushtetuese.
Mëkati tjetër e bëri zoti Dvorani më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.

Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtarGjykatës Kushtetuese. Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, cfarë mund të bëj një jurist që ka besim te institucionevet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet?” /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori