Deklarata e fortë e Berishës: Rama është dakord për ndarjen e Kosovës
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë mbrëmjen e sotme në lidhje me marrëveshjen që po vlon në Kosovë dhe Serbi.

I pyetur për qëndrimin e Ramës që deri tashmë ka heshtur për këtë çështje, Berisha deklaroi se një gjë e tillë ishte pabesi dhe se Rama kërkonte ndarjen e Kosovës.

Rama nuk ka heshtur. Rama me pabesinë e tij flet gjithmonë. E njoh mirë Karl Bild. Është sot një nga njohësit më të mirë të rajonit. Në një editorial që botoi tha që Rama ishte dakord dhe nuk e kundërshtonte këtë ndarjen e Kosovës. Nuk ishte artikull i Baton Haxhisë ky, por ishte Karl Bild” – tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori