Deklarata e fortë e Bamir Topit: Sot Edi Rama drejton opozitën!
Bamir Topi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Aktualitet” Lulzim Basha vijon të ndjek atë që thotë Berisha, ndërsa pohoi se nëse do të kishte drejtëasi normale, do ta akuzonte klasën politike për shkatërrimin e demokracisë.

Topi tha se ka informacione se dy aktorët e mëdhenj politik bllokojnë gjithçka ndërsa nuk pranoi të përmendte detaj ndërsa për kreun e opozitës tha se po përgatit me duart e tij një rezultat fatal.

Ish-presidenti tha se nuk është e vërtetë se njëherë në 8 vite ka rrotacion politik, duke shtuar se Rama ka marrë nën kontroll gjithçka, madje edhe drejtimin e opozitës, dhe në vijim të bisedës përmendi mundësinë e idesë për të qeverisur së bashku.


“Të mos shikosh situatën dhe të mos dalësh me të gjitha kompetencat që të jep institucioni i kryetarit të opozitës, por të bësh gjithmonë atë që kam thënë gjithmonë, të bësh atë që të thotë kryetari de fakto. Nëse dikush akuzon vetëm një palë gabohet ose gënjen. E quajnë veten partitë e mëdha, asnjëherë nuk e kanë provuar, kanë krijuar një lloj monopoli. Në rast se do kishte drejtësi normale do akuzoja për shkatërrim të demokracisë dhe institucioneve.

Kanë iluzion sikur mund të flasin se dikur nuk flisje, edhe unë që kam qenë kryetar shteti kam zgjedhur në mënyrë shumë intelektuale, unë e njoh situatën shumë mirë, kam informacione, ata bllokojnë gjithçka, nëse jehonën e këtij informacioni e jep vetëm faqja juaj, askund tjetër. Çfarë pret të mash një lloj kuote në shoqëri me njerëz që shajnë, zihen. E them me siguri, Basha po përgatit me duart e tij një rezultat fatal, është krijuar iluzioni se pas 8 vitesh do të vijë rrotacioni por unë nuk mendioj se ka një rregull të tillë. Ka një njeri përveç se i ka marrë të gjitha, ka marrë edhe disaa gjëra që ia ka dhënë opozita. Parlamentin, pushtetin vendor, nuk mendoj që ka një gjë që është e paverifikueshme”.

Pushtetin që ka nën kontroll Rama sipas Topit, nuk e ka pasur as Ramiz Alia dhe as Sali Berisha ndërsa ka bërë edhe krahasimin mes këtij të fundit dhe kreyministrit aktual. Në lidhje me sistemin zgjodhor, ish-presidenti tha që së paku duhet të pranohet sistemi proporcional rajonal siç është por të përfshihet korrektimi kombëtar në zgjedhje.

Berisha sipas tij nuk mund ta pranojë sistemin mazhoritar sepse do të pësonte fatin e Ramiz Alisë në ’90 teksa akuzoi drejtuesit e saj, duke thënë se PD nuk ka më fizionomi të të djathtës.

Sot ke një kryeministër që ka një pushtet që nuk e ka pasur as Ramiz Alia absolutisht as Sali Berisha. Berisha ishte lider i ashpër, diktues, por tek e fundit sadio që debati ishte i jashtëzakonshëm, përtej përplasjes president kryeministër, sot ke institucione të pavarura. Ai me sa duket dikur kishim idealizëm dhe bënim politikë për të ndërtuar institucione, sot e dimë shumë mirë se merren me interesa të biznesit.

Kur shikoj një opozitë që shitet, që s’ka turp, pikën e turpit se ka, pa moral, shkon dhe bie tek këmbët e Edi Ramës. Bëjnë lista dhe brenda listave janë njerëz pa identitet, më thoni çfarë ndodh, unë e di çfarë ndodh dhe çfarë do të ndodh. Ai kryetari i opozitës shpreson se do të marrë fitore në tavolinë, nuk ka përt a marrë. Berisha nuk pranon kurrë një ligj mazhoritar se do pësojë fatin e Ramiz Alisë në ’90.

Boll kam ruajtur ekuilibra dhe ballanca, nuk më intereson. Kam njëmijë arsye për ta kritikuar dhe sulmuar Edi Ramën sepse është në pushtet. Ata që janë më të paatakueshëm janë ata që po i japin mundësinë të marrë mandatin e tretë. Janë tradhëtarët e opozitës, të mos ndryshosh sistemin, minimalisht proporcional rajonal siç e ke por fut korrektimin kombëtar në zgjedhje.

Nuk shoh më fizionomi të të djashtës, janë bërë një, janë bëra bashkë. Zgjedhjet i mori, parlamentin e ka sot sdhe i bën të gjitha ndryshimet kushtetuese, qeverinë e ka, pushtetin vendor, shoqërinë civile e ka, mediat i ka. Vendi që është investuar më shumë janë SHBA, kanë investuar në ide e vizion, në mbështetje të politikës parlamentare dhe në implementim. Po ecën reforma në drejtësi jashtë mase ngadalë dhe ka shenja që me sa duket kush është më i fortë politikisht kap drejtësinë, dhe në këtë fushë shfaqet Rama.

Problemi është se opozita e nxori veten jashtë, edhe ne ishim në opozitë, por beteja me publikun fitohet ditë pas dite. Këta mendojnë se e fitojnë në tavolinë, ose janë të pashpresë dhe duan ti bashkohen pushtetit. Rama e ka situatën nën kontroll dhe me sa duket po drejton edhe opozitën, kështu i bie. Kur një kryeministër e shtyn kohën me batuta, tregon se serioziteti ka marrë fund. Instrumenti që e bën të dridhet është opozita, kjo opozitë është me kryeministrin. Nuk kam parë një propozim të PD-së për të ndryshuar, dhe kjo të bën të mendosh se e drejton ai që e drejtobnte para Bashës”, tha Topi./Faxweb
Shtuar më 27/05/2020, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori