Deklarata e Elvis Naçit në lidhje me gratë, flet gruaja: E di që adresa e parë jam unë (FOTO LAJM)

Me deklaratën për gratë dhe tradhtinë bashkëshortore, Elvis Naçi u kthye në kryefjalën e mediave një muaj më parë ku video e deklaratës së tij bëri xhiron e rrjetit.

Për të folur lidhur me këtë çështje e të tjera, Elvis Naçi ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin "n'Kosovë shoë".

Nga fundi i intervistës, në studio u shfaqën surprizë bashkëshortja, Fatma dhe vajza e imamit.

Intervistës iu bashkua edhe bashkëshortja e cila përveçse shumë simpatike, u shpreh me fjalët më të larta për bashkëshortin.

E pyetur për deklaratën e Elvisit, Fatma tha se Elvisi në radhë të parë i është drejtuar asaj.

"Unë sa herë ai i thotë këto deklarata, e di që adresa e parë jam unë, edhe mundohem... Nuk mund të flas më shumë për veten", u shpreh ajo.

"Shpresojmë mos të bëhesh 150 kile se mund të kemi probleme", i tha moderatori. Fatma qeshi ndërsa Elvisi tha me humor: "Edhe unë po ruhem që mos të shkoj aq".

Shtuar më 16/10/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori