Deklarata bombë: Krahas Tahirit, pritet arrestimi i një njeriu të afërt të Ramës
Pëlqej
Në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se është në prag të arrestimit, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas ish-ministrit Manjani laku po ngushtohet dhe njerëz të tjerë të afërt me Kryeministrin po i kërkon drejtësia.

“Po ngushtohet laku!

Njerëz të tjerë të afërt me Kryeministrin i kërkon drejtësia... Nuk gjenden në Shqipëri për momentin, por skanë ku shkojnë!
Kjo është një çështje që i kalon kufinjtë e Shqipërisë.

Presim....”, shkruan në postimin e tij zoti Manjani. /albeu.com/



Shtuar më 19/10/2017, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori