DEKLARATA BOMBË/ Hila: Shërbimet e huaja organizuan protestat për armët kimike
Këto ditë bëhen plot dy vjet që prej protestave masive kundër sjelljes së armëve kimike siriane për t’u shkatërruar në territorin shqiptar. Përveç masivitetit, protestat në fjalë bënë bujë se ishin të rralla në llojin e tyre në Shqipëri, por edhe se detyruan qeverinë të ndërmarrë një hap jo në përputhje me interesat e aleatit më të madh të Shqipërisë, SHBA-ve.

Mirëpo, dy vjet më pas duket se ka filluar reflektimi për atë që ndodhi atëherë dhe ka prej tyre që ofrojnë alternative të tjera të asaj që ndodhi në të vërtetë sipas tyre. I ftuar në emisionin “Zululand” të gazetarit Mustafa Nano, ish-zv.ministri i Mbrojtjes në atë periudhë, Dritan Hila thekson se ato protesta nuk ishin edhe aq spontane por se u organizuan nga shërbimet sekretehuaja me aktivitet në vendin tonë.

“Ajo protest është turp e faqe e zezë, pasi është financuar nga shërbimet sekretehuaja”, - tha ai.

Lajmi për sjelljen e armëve kimike siriane për shkatërrim në Shqipëri shkaktoi shumë frikë në opinionin publik vendas duke bërë që mijëra qytetarë dhe student të dilnin në sheshe për të protestuar të organizuar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pas refuzimit të Shqipërisë, armët e Asadit u shkatërruan në det në bordin e anijeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori