Deklarata "bombë" e Kryemadhit: Në Vlorë është gjetur një shtetas me kokë të prerë
Krimet në Shqipëri kanë marrë përmasa të frikshme.

Në javët e fundit numërohen disa vrasje, rrëmbime e zhdukje personash, autorë të cilët ende nuk janë identifikuar.

Mbrëmjen e kaluar në "Open" në TCH ishte e ftuar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjatë emisionit ajo ka bërë një deklaratë të fortë.

Ajo u shpreh se ditën e djeshme në fshatin Llakatund të Vlorës është regjistruar një ngarje e rëndë, ku një person është gjetur me kokë të prerë.

Sipas Kryemadhit, ngjarja nuk bëri bujë, pasi policia e ka fshehur atë.

"Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja"- deklaroi Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori