Detaji që nuk u vu re, në protestën e dhunshme ishte edhe ish-truproja i Berishës

Ditën e sotme në Rrugën e Kombit u zhvillua një protestë e madhe dhe me shumë dëme duke kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama për taksën nga 5 në 10 euro për këtë aks.

PAti disa oficerë policie dhe protestues të plagosur, por përgjithësisht dëmet ishin materiale.

Bashkë me qytetarët i pranishëm në protestë ishte dhe ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj.

Lushaj është gjithmonë aktiv në protestat e PD-së, ndërsa djali i tij këngëtari Arkimed Lushaj; i njohur me emrin Stresi e ka pranuar publikisht se është demokrat dhe mbështet PD-në e ish-kryeministrin Sali Berisha /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori