Degët me konkurs, zbardhen pikët minimale dhe maksimale
Pëlqej
Zbardhen pikët mini male dhe maksimale për programet e studimit me konkurs për vitin akademik 2014">2014-2015. Përmes tyre, kandidatët që kanë zgjedhur një nga degët për të cilat pranimi në universitet bëhet edhe përmes konkursit, mund të gjejnë pragun minimal që duhet të kalojnë për t'u shpallur fitues.

Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kandidati që nuk kalon këtë prag në konkursin e pranimit, sipas pikëve të përcaktuara për programin përkatës, nuk fiton të drejtën e studimit.

Këtë vit, programet e studimit ku është parashikuar konkursi i pranimit janë degët e Universitetit të Arteve dhe Sporteve, ndërkohë që, ndryshe nga viti i kaluar, nuk është përfshirë Arkitektura. Po ashtu, konkursit të pranimit do t'i nënshtrohen edhe kandidatët e programit të studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër dhe "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Pjesë e tyre do të jenë edhe programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën - FASTIP në universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës: Menaxhim i Bankave (Program në gjuhën angleze) dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (Program në gjuhën angleze), shkruan "Gazeta Shqiptare".

REGJISTRIMET

Ndërkaq, Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës kanë përcaktuar dhe afatet përkatëse për regjistrimet në konkurse. Sipas njoftimit zyrat të UST-së, regjistrimet do të bëhen në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, që ndodhet në ambientet e këtij universiteti, duke filluar nga data 21 gusht 2014">2014. Afati i fundit për aplikim është ora 12:00 e datës 28 gusht, ndërkohë që orari i veprimeve në ditët e tjera është nga ora 8:00-16:00. Ndërkohë që, si për regjistrimin në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, ashtu edhe në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, kandidatët duhet të dorëzojnë 2 fotografi, kartelën mjekësore dhe fotokopjen e kartës së identitetit.

Po ashtu, siç përcaktohet edhe në udhëzimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, këta kandidatë duhet të kryejnë edhe pagesën për regjistrimin në konkurs, e cila për këtë vit akademik është 5000 lekë. Pagesa mund të kryhet në sportelet e bankave të nivelit të dytë ose Postës Shqiptare për llogari të Universitetit të Sporteve, Tiranë. Sipas udhëzimit të MAS, konkurset e pranimitUniversitetin e Sporteve të Tiranës do të zhvillohen në periudhën 1 - 4 shtator 2014">2014, ndërkohë që në UST ai ka 50 për qind të peshës në përzgjedhjen e fituesve. Pjesa tjetër u takon rezultateve të shkollës së mesme, ku përfshihet nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore.

Edhe regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimitUniversitetin e Arteve do të nisin në datën 21 gusht, pranë sekretarive të fakulteteve të UART, ndërkohë që afati i fundit për të kryer këtë procedurë është ora 12:00 e datës 28 gusht 2014">2014. Regjistrimi i kandidatit bëhet nëpërmjet një mjeti identifikimi personal (kartë identiteti ose pasaportë) si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të Universitetit të Arteve (5000 lekë). Kandidatët e trojeve duhet të paraqesin edhe fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së mesme.

Konkurset e pranimit në UART do të zhvillohen nga data 01 shtator 2014">2014 deri në datën 05 shtator 2014">2014, ndërkohë që, ashtu si edhe vitin e kaluar, do të kenë peshën më të madhe në përzgjedhjen e fituesve. Kjo do të thotë se, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Ma-turës Shtetërore) do të llogariten në masën 30%, ndërsa rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori