Degert: Kosova ka rrugen e saj te integrimit evropian
Albeu.com
Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë problem në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Politika, Degert ka thënë se Kosova nuk ka qenë problem gjatë bisedimeve të Serbisë për procesin e asocim-stabilizimit, duke qenë se BE ka insistuar që të ndajë proceset integruese të Serbisë dhe çështjen e statusit të Kosovës. Sipas tij, Kosova ka rrugën e vet të veçantë drejt proceseve të integrimeve evropiane, ndërsa Serbia ec rrugës së saj.
Shtuar më 08/02/2010, ora 00:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori