Degert: Askush ne BE nuk eshte per ndarje te Kosoves
Albeu.com
Shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Serbi, Vincent Degert, ka thënë se ndarja e Kosovës nuk është në rend dite të BE-së, duke qenë se asnjë nga vendet anëtare nuk e dëshiron ndarjen.
"Asnjë nga vendet anëtare nuk është për ndarje, sepse kanë frikë se kjo do të kishte efekt domino në regjion, por edhe në botë. Duhet punuar për të gjetur një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme dhe paqësore", ka thënë Degert në një intervistë për "FoNet".

Ai ka thënë se ekzistojnë shumë ide të cilat duhet të dëgjohen për mënyrën se si të zgjidhet kjo çështje, sipas modelit të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, apo Suedisë dhe Finlandës.

Degert mendon se në këtë moment është e nevojshme që të ndërpriten të gjitha provokimet të cilat po ngjajnë në terren, siç ishin ato të rasteve të fundit në Mitrovicë.
Shtuar më 12/07/2010, ora 10:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori