Dega e PD-së në Angli i bën thirrje shqiptarëve të udhëtojnë drejt Tiranës
Protestës së 16 Marsit, e cila pritet të jetë më e madhja nga ato që ka organizuar opozita deri tani, do t'i bashkohen edhe shqiptarë që jetojnë e punojnë në Europë.

Kjo është konfirmuar nga dega e Partisë Demokratike në Angli tëcilët kanë bërë thirrje që shqiptarët të shkojnë në protestë.

Postimi i Naim Hasanit:

Të dashur motra e vellezer në diaspore, kudo që ndodheni!

Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe ju fton që më daten 16 Mars 2019, të beheni pjese e protestes më të madhe qe nga renja e komunizmit në Shqiperi, për të mbrojtur dinjitetin tone kombetare, sistemin demokratik dhe të drejten e votes e shenjterine e saj në nje shoqeri pluraliste, kunder blerjes dhe shitjes së vullnetit të qytetarëve.

Mbrojtja e vlerave të çmuara të lirisë dhe demokracisë është detyre e gjithë shqiptarëve të ndershëm kudo që ata ndodhen. Diaspora kerkon qe Shqiperia të ofroje alternative per qytetarët e saj nepermjet mundesive të punesimit dhe nje jete me të mirë, në vend të larimit nga masiv nga trojet e veta.

Qellimi i vetem nuk eshte vetem largimi i “Rilindjes” nga pushteti, por edhe instalimi i nje sistemi demokratik te drejtperdrejte te perfaqesimit të qytetarëve ne tempullin e demokracise, siç ndoll ne Britani dhe SHBA, për tu siguruar njehere e pergjithmone qe parlamenti shqiptar kurre më nuk do të shnderrohet në strehen e krimit dhe kriminelëve.

Partia Demokratike dhe Lideri i opozites z. Lulzim Basha do të jene në krye të protestes me masive, paqesore, demokratike dhe qytetare qe Shqiperia ka parë.

Bashkohuni edhe ju në këtë betejë demokratike, me thirrjen dhe ënderrën e kahershme të gjithë shqiptarëve “ E Duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Shqiperia Ngrihet
Shtuar më 08/03/2019, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori