Deficiti tregtar për shkurtin arrin në 19 miliardë lekë
Kina është shndërruar në partnerin e tretë tregtare në vendin tonë, ndërkohë që shkëmbimet tregtare me bashkimin europian kanë rënë. Sipas të dhënave të fundit të institutit të Statistikave partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia me 40,7% të shkëmbimeve tregtare, Greqia me 6,9% të totalit, Kina me 6,4% dhe Turqia me 5,7% të totalit të tregtisë. Ndërsa shkëmbimet tregtare me Bashkimin Europian kanë zbritur në 66.6% të tregtisë nga rreth 68% që kanë qenë më përpara.

INSTAT bën të ditur se në muajin shkurt, deficiti tregtar arriti në 19 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe rritje 10% kundrejt muajit të mëparshëm. Kjo për shkak të volumit më të madh të rritjes së importeve kundrejt eksporteve. Kështu në shkurt eksportet arritën vlerën e 20 miliardë lekë me rritje 27.8 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ndërsa importet vlerësohen në 39 miliardë lekë me rritje 17% kundrejt shkurtit të vitit të kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori