Defektet, disa zona të Tiranës dhe qyteti i Peqinit pa drita
Disa zona të Tiranës dhe qyteti i Peqinit do të vuajnë sot mungesën e energjisë elektrike si pasojë e defekteve.
Për shkak të një defekti në fiderin që furnizon zonat e Zogut të Zi, Poliklinikës Qendrore dhe Pallatit të Kulturës në Tiranë, këto zona janë pa energji elektrike.



Defekt ka pësuar edhe nënstacioni “Përparim” në Elbasan e si pasojë qyteti i Peqinit momentalisht është pa energji. CEZ njofton se grupet e punës po punojnë për riparimin e difekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori