Dedaj u emerua zv.minister te marten, u shkarkua sot
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj.
Këtë vendim kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës.

Ky veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit.
Shtuar më 15/07/2010, ora 16:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori