Dedaj: Brukseli t'i trajtoje kosovaret drejt
Albeu.com
Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, kërkoi nga institucionet vendore të bëjnë trusni më të madhe te Brukseli zyrtar për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarët kosovarë të trajtohen si qytetarë të barabartë të Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për media të shtunën, Dedaj ka bërë të ditur se gjatë kontakteve që ka pasur me zyrtarë të Bashkimit Evropian ka kërkuar që urgjentisht Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave.

“Unë këto ditë kam pas kontakte me zyrën në Bruksel me partitë liberale të Evropës si dhe me zyrën e komisionarit Olli Rehn dhe kam kërkuar që ta rishqyrtojnë çështjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe urgjentisht të përfshihet në këtë proces, sepse është shumë mëkat dhe tepër e dëmshme që rinia kosovare dhe qytetarët e Kosovës të kërkojnë alternativa tjera për të, madje duke rrezikuar jetën e tyre të familjeve të fëmijëve për të arritur në Evropë, sepse Evropa duhet të jetë shtëpia jonë dhe Evropa duhet të trajtojë qytetarët e Kosovës qytetarë të barabartë të saj”, tha ai.

Dedaj ecurinë e deritanishme të fushatës parazgjedhore e ka vlerësuar të qetë dhe demokratike. (rtv21)
Shtuar më 31/10/2009, ora 23:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori