Decan, qytetaret kerkuan lirimin e Haradinajt
Albeu.com
Në komunën e Deçanit, qytetarët kanë zhvilluar sot një protestë paqësore ku kanë kërkuar lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Manifestuesit e kanë vlerësuar si të padrejtë vendimin e gjykatës së Hagës për të rigjykuar ish-kryeministrin e Kosovës.Ata kanë shprehur habinë përse është marrë ky vendim, kur dy vjet më parë ishte vetë Haga që e shpalli Haradinajn të pafajshëm. Sipas raportimeve të mediave kosovare, protesta si kjo e sotmja janë paralajmëruar të mbahen në ditët në vazhdim dhe në qytete të tjera.
Shtuar më 30/07/2010, ora 18:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori