Dëborë e ulje temperaturash, ky është moti për ditën e sotme
Pëlqej
Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, kryesisht në Qendër dhe zonat Jugore.

Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit në pjesën më të madhe të vendit por sërish në mbrëmje dhe gjatë natës, ri-kthehen vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të tij.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori