Wijnaldum bën me “dhimbje koke” Mourinhon, Roma mendon urgjentisht për planin B

Georginio Wijnaldum nuk e ka nisur siç duhet eksperiencën e tij te Roma, pasi lojtari ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm, teksa rrezikon deri në 6 muaj mungesë. E sigurt është se futbollisti i shumë dëshiruar nga Jose Mourinho do të rikthehet në fushën e lojës në vitin 2023.

Në këto kushte kanë filluar “dhimbjet e kokës” për trajnerin portugez, i cili së bashkë me Tiago Pinto duhet të fillojnë urgjentisht me gjetjen e një zëvendësuesi.

Sipas mediave italiane, tashmë verdhekuqtë nuk duhet të merren vetëm me Belottin, pasi edhe gjetja e një mesfushori është emergjente, teksa drejtuesit mund të vlerësojnë pistën e Lukic dhe Bakayoko.


Shtuar 22.08.2022 15:51