Dëbora dhe shiu mbulojnë vendin
Pëlqej
Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshje të herë pas hershme që dominojnë pjesën më të madhe të vendit ndërsa pritet të ketë kthjellime të shkurtra në Juglindje.

Mesdita dhe pasditja pritet të shoqërohen me vranësira dhe reshje në gjithë vendin; kryesisht në jug dhe pjesën qendrore.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por sërisht një rënie me 2°C do pësojnë vlerat termike të mesditës.
Shtuar më 13/02/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori