Dëbora arrin deri në 30 centimetra, paralizohet Jugu i Shqipërisë
Dëbora ka pushtuar tërë vendin dhe reshjet kanë paralizuar Jugun e vendit.

Në bashkinë Tepelenë, njesia adminitrative Kurvelesh ka prezence te debores deri ne 30 cm, ndersa rruget kalohen vetem me mjete me zinxhir.

Ne bashkine Memaliaj eshte zhbllokuar rruga ne njesine administrative Buze.

Ne bashkine Permet, ne njesine adm. Frasher mjetet levizin vetem me zinxhire per shkak te prezences se debores.

Ne bashkine Libohove, njesine administrative Zagorie levizja e mjeteve behet me zinxhire per shkak te reshjeve te bores.
Ne bashkine Gjirokaster, ne njesine administrative Cepo segmenti Taronine-Fushbardhe eshte e bllokuar po punohet per hapjen e tij.

Ne njesine administrative Picar, segmenti rrugor Rehove-Golem i bllokuar. Rruget nacionale jane te kalueshme. Segmenti Erind Çajup kalohet vetem me zixhire shkruan panorama.

Ne te gjitha akset nga ana e firmave kontraktore eshte hedhur kripe dhe skorje per te bere te mundur levizjen e lire te mjeteve.
Shtuar më 04/01/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori