Makina përplas këmbësorin në Shkozet, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësor.

I lënduari është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje.

Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa i plagosuri ende i paindetifikuar i ka dalë papritur përpara./Albeu.,com./

 


Shtuar 21.04.2023 13:18