“Debil, budalla, parazit ordiner…” Çfarë nuk u dëgjua në debatin Blushi-Klosi
Pëlqej
Ben Blushi pati dje një përplasje të ashpër në Kuvend me ministrin e Mirëqenies, Blendi Klosi, të cilin e ka quajtur vartës të Vangjush Dakos dhe që merr nga Bashkia e Durrësit 1 mijë euro rrogë.

Ndërkohë që Klosi e ka ofenduar duke e quajtur Blushin “debil” dhe “budalla”.

REPLIKAT BLUSHI-KLOSI

Ben Blushi: Është e njëjta gjë që bëre me referendumin brenda PS-së, madje vodhët dhe votat. Po a ka një parti që vjedh votat e vetes së vet? Pse, për të mos më futur mua në zgjedhje. Sa qesharakë jeni. Ju që talleni me Zharzën dhe mendoni që Vangjush Dako është krenari në këtë vend, sepse gropos 2 milionë vjet histori me katër milionë euro. Ju, pra, që mendoni se Elvis Rroshi është një burrë i ndershëm dhe ka ministra këtu pa pikë turpi që kanë dalë dhe kanë thënë që është kryetar bashkie shumë i mirë. Pa folur dhe për këtë këtu, vartësin e Tur Gjush Dakos.

Blendi Klosi: Çfarë thua, ore budalla? O budalla!

Ben Blushi: Pusho ti, parazit ordiner…

Blendi Klosi: Ik ere budalla

Ben Blushi: Pusho ti, parazit, vartës i Vangjush Dakos. Që shkon dhe paguhesh te Bashkia e Vangjush Dakos me 1 mijë euro në muaj.

Blendi Klosi: O debil, o budalla.

Ben Blushi: Pusho ti, o parazit. Ti që paguhesh nga Vangjush Dako 1 mijë euro në muaj. S’ke turp!

Bedri Hoxha: Nxirre jashtë, pse e lejoni me atë fjalor?

Ben Blushi: Këta janë hajdutët e Rilindjes. Gjysmat e tyre i kam sjellë vetë aty dhe për fat të keq, do t’i kërkoj ndjesë sot.

Blendi Klosi: Ik ore, budalla.

Ben Blushi: Këtë njeri e kam gjetur duke punuar për Aleksandër Meksin në 1996, i mbante letrat në kosh, ky Aleksandër Meksit. E mora dhe e ngjita në katin e dytë këtë halabak. Vartësin e Vangjush Dakos. Këta janë njerëzit që do bëjnë zgjedhje në Shqipëri. Këta janë njerëz që vodhën shqiptarët në 4 vite dhe duhuan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor. Në fakt s’ia vlen të nxehesh me këtë parazit. Parazit i Dakos, shko merr rrogën në fund të muajit. Aty te rrënojat turke, mos të jep Gjushi ndonjë kacidhe./Panorama
Shtuar më 17/02/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori