Kush është Antonella Roccuzzo, gruaja e Lionel Messit?

Messi  është martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë më 2017, familja e të cilëve për momentin jeton në Paris.

Lionel Messi u largua nga qyteti i lindjes sa ishte fëmijë, në mënyrë që t’i bashkohet Barcelonës, por lidhja e tij me qytetin mbeti e fortë.

Asgjë nuk është më e fortë se lidhja e tij e gjatë me Antonella Roccuzzo, me të cilën u rrit bashkë në Argjentinë dhe tani kanë tre fëmijë së bashku. Messi konfirmoi më 2009 se kishte një të dashur dhe më 30 qershor 2017 ata shkuan në shtëpi për t’u martuar me një ceremoni.

Por, kush është Antonella dhe si u njoftua ajo me shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Këtu mund të shikoni disa të dhëna interesante për të.

Kush është Antonella Roccuzzo?

Roccuzzo lindi në Rosario, sikurse Messi dhe është shoqja e yllit të Paris Saint-Germain që në fëmijëri dhe i takon familjes së Lucas Scaglia.

Messi ka reputacionin e një djali të turpshëm – sidomos gjatë kohës së rinisë së tij – por thuhet se ka qenë i lidhur me Antonellan që në moshë të re ku e ka vizituar shtëpinë e familjes Scaglia në mënyrë që të këtë mundësinë që ta shikonte atë.

Ajo ndoqi Universitetin në Argjentinë – duke studiuar odontologji para se të kalonte në komunikim social – pastaj ajo ikë për në Barcelonë për t’ju bashkuar Leos. Tani ajo është më e fokusuar në rritjen e tre djemve të saj – Thiago, Mateo dhe Ciro – viteve të fundit, por ajo ka edhe një linjë të këpucëve të cilën e ka në partneritet me Sofia Balbi, gruan e Luis Suarez.

Sipas Infobae, lidhja e Antonellas me Leon lulëzoi pasi që Messi u rikthye në Rosario për ta ngushëlluar atë pas vdekjes së një shoku të tyre në një aksident trafiku. Kjo thuhet se ka ndodhur më 2007, por lidhja e tyre u mbajt private dhe sekrete për disa vjet.

Në përgjithësi, Antonella vazhdon të qëndrojë jashtë fokusit të mediave – edhe pse ajo ka më shumë se 19 milionë ndjekës në Instagram.

34 vjeçarja është e njohur po ashtu si shoqe e ngushtë e gruas së Suarez, Sofia dhe partneres së Cesc Fabregas, Daniella Semaan.

Sa fëmijë kanë Lionel dhe Antonella?

Leo dhe Antonella kanë tre djemtë: Thiago – lindur më 2 nëntor 2012 – Mateo – i cili është lindur më 11 shtator 2015 dhe Ciro i cili erdhi në këtë botë më 10 mars 2018.

Messi, për nder të tyre ka bërë tatuazh emrat e fëmijëve të tij në trup dhe po ashtu ka emrat e djemve të tij në atlete. Padyshim, një baba krenar ku gjithmonë shpërndan fotografi me familjen e tij në Instagram.

Kur u martuan Messi dhe Antonella?

Duke qënë në lidhje për rreth nëntë vite dhe me dy fëmijë në atë kohë, Messi dhe Roccuzzo me në fund u martuan më 30 qershor 2017 në një ceremoni në qytetin e tyre të lindjes, Rosario.

Një numër i zyrtarëve të klubit dhe shokë të skuadrës ishin në këtë dasmë që u mbajt në City Center, një kompleks hoteli dhe kazino ku ata e festuan ditën e tyre të madhe.

Dasma u ruajt nga një skuadër e madhe e sigurimit që udhëhiqej nga një ish oficer ushtrie i Argjentinës, me fansat që ju lejua ta shikonin atë përmes transmetimit të drejtpërdrejt.

Po ashtu, kishte një ceremoni të vogël që u mbajt në Barcelonë për ata të cilët nuk kishin mundur të udhëtonin në Amerikën Jugore, por detalet se kush ishin nuk u konfirmuan.

Messi dhe Antonella jetuan së bashku në Kataloni derisa në transferimin e papritur të Messi në Paris gjatë verës së vitit 2021.

Barça nuk ishte në gjendje që të përballonte një kontratë të re për kapitenin tyre emblematik, kalimi në PSG u bë si një lojtar pa kontratë – me dy vite kontratë në skuadrën e Parc des Prices do të thotë se ai do të kërkojë sukses deri në vitin 2023 dhe atëherë mund të rikthehet përsëri në vendin ku u rrit si lojtarë. /GazetaExpress/


Shtuar 21.06.2022 21:51