Ronaldo rikthehet dhe shënon, golin ia dedikon “engjëllit” të vogël (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është rikthyer të luaj për Manchester United pasi mungoi ndaj Liverpooli për shkak të humbjes së djalit të tij të sapo lindur.

Manchester United është duke luajtur në këto momente ndaj Arsenalit, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të Artetës.

SHIKONI GOLIN:

Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 34-të me një aksion tepër të bukur. Festimi i tij për këtë gol nuk ishte euforik siç jemi mësuar ta shohim përherë por ai drejtoi gishtin lart në qiell, një shenjë që tregon se golin ia dedikon engjëllit të vogël që ndrroi jetë pak ditë më parë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 14:26