Debati për imunitetin parlamentar të Buçkovskit
Albeu.com
Kuvendi sot do të debatojë lidhur me vendimin e Komisionit për çështje të rregullores dhe të imunitetit e mandatit, me të cilin deputetit Vllado Buçkovski i është hequr imuniteti parlamentar.Vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit nga radhët e LSDM-së, Vllado Buçkovski, Komisioni kuvendor e mori me kërkesë të gjykatësit hetues më 2 gusht, në seancën e cila kaloi në një atmosferë dramatike.

Bashkëpartiakët e Buçkovskit reaguan vrrullshëm, me kërkesë për zbatimin e procedurës, me zënka verbale, ndërsa "fluturonin" edhe shishe plastike. Ata pohojnë se vendimi nuk është marrë.

Kryetarja e komisionit Svetllana Jakimova pohon se vendimi është legjitim. Ajo ditëve të fundit lajmëroi se do të parashtrojë kallëzime penale kundër anëtarëve që pas seancës një kohë të caktuar e mbanin peng në hapësirat e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Lubisha Georgievski, nuk e pranoi kërkesën e LSDM-së, menjëherë të mbahet seancë urgjente e Parlamentit.

"Në seancën do të ketë një pikë të rendit të ditës dhe kjo pikë është: Vendimi i Komisionit për çështjet të rregullores dhe imunitetit e mandatit të Kuvendit të RM-së, me të cilin aprovohet masa e paraburgimit për deputetin e Kuvendit të RM-së, Vlladimir Buçkovski", deklaroi Todor Pendarov, zëdhënës i kryetarit të Kuvendit.

Deputetët e LSDM-së nuk pajtohen me formulimin e këtillë të rendit të ditës. Për ta, vendimi i Komisionit nuk është valid.

Seanca nuk ka përfunduar, atë e pa tërë opinioni dhe ne do të insistojmë që të ketë debat për zhvillimet në Komisionin, deklaroi Jane Makraduli, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Ai e përsëriti edhe çështjen se pse seanca e komisionit është caktuar pikërisht në ditën e parë të pushimit veror të deputetëve.

Heqjen e imunitetit parlamentar të Buçkovskit e kërkoi gjykatësi hetues, pas kallëzimit të parashtruar penal nga Policia financiare, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë furnizimit me pjesë rezerve për tanket e armatës. Me këtë rast, sipas kallëzimit, shteti është dëmtuar për tre milionë euro. Lobi
Shtuar më 16/08/2007, ora 12:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori