Debati në Kuvend, Basha: Sot, dita e përballjes me mashtrimet
Partia Demokratike nuk do bëhet pengesë për integrimin e vendit dhe se do japë konsensusin e saj për cdo reformë që çon drejt BE.m Kështu është shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha i cili nënvizoi se sot është dita për tu përballur me mashtrimet, sic i quajti ai shtyllat e programit të qeverisë Rama.

Qeveria e thagmave të padëgjuara, ne i kemi denoncuar gënjeshtrat e tyre që në fushatë, disa i kanë tërhequr apo mënjanuar, të tjerat do dalin në shesh gjatë qeverisjes. Vendi nuk ka keq që qeveria do tërhiqet nesër nga premtimet e pamundura, këtu është në lojë çështja e madhe e kontratës me zgjedhësit kush mashtron ka dështuar pa nisur, kush mashtron duhet të përballet me pasojat dhe përballja nis sot”, tha Basha pak minuta para nisjes së seancës plenare. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori