DEBATI/ Koço Kokëdhima e quan Andi Bushatin thashethemexhi
Shkrimi i Ben Blushit mbi dështimin e “Rilindjes” dhe premtimeve të saj shoqëruar sot edhe me një fjalim të fortë në Kuvend në të njëjtën linjë kanë hapur diskutime të mëdha në media në lidhje me tezat e tij.

Një ndër to janë edhe prishjet e ndërtimeve pa leje nga IMKT në shërbim të mbrojtes së mjedisit, ndërsa argument kundër ndaj kësaj nisme të qeverisë të ftuarit në studion e Blendi Fevziut në “Opinion” sollën standardin e dyfishtë sipas tyre të qeverisë duke prishur pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë dhe duke mos prishur ndërtesën e vëllait të deputetit Koço Kokëdhima në Qeparo.

Gjatë këtij diskutimi hyri në linjë telefonike vetë deputeti Kokëdhima duke debatuar me të ftuarit në studio. Ai tha se nuk ka ndërhyrë për të ndërtuar ose jo atë ndërtesë në Qeparo duke theksuar se kemi të bëjmë me një investim me leje.

Gazetari Andi Bushati replikoi me Kokëdhimën duke nxehur edhe më tej debatin. Sipas Bushatit, ishte pikërisht ai pallat që përflitet më së shumti brenda Partisë Socialiste se po ju prish fasadën e luftës ndaj ndërtimeve pa leje.

“Në PS flasin se ndërtesa juaj në Qeparo po i prish Partisë Socialiste fasadën për rregullimin e territorit. Pse duhet të prishet hoteli i vjehrrit të Lulzim Bashës me leje në Vlorë dhe përse nuk prishet pallati i vëllait tuaj i cili gjithashtu është me leje. 10 veta brneda PS-së thonë që po na prish punë Koço se nuk e prishim dot atë ndërtesë”, - tha Bushati.

Kokëdhima iu përgjigj Bushatit duke thënë: “Ai pallat është prishur sepse pengonte projektin Lungo Mare në Vlorë për të çliruar bregdetin në Vlorë. Kjo prishje është bërë me këtë qëllim. Ti je një gazetar që duhet të flasesh me fakte. Ti merresh me thashetheme. Je jo profesional dhe jo etik. Këto që thua janë shpifjet e Saliut dhe fjalët e tua që i ve në gojën e socialistëve. Unë kam familje veç nga vëllai im. Nuk jam përgjegjës për çfarë investon apo ndërton vëllai im”.

Në debat hyri edhe gazetari Andrea Stefani duke i kërkuar Kokëdhimës që të kërkojë prishjen e atij pallati në Qeparo nëse është pa leje. “Jeni të dijeni të lejes që ka marrë vëllai juaj për të ndërtuar atë ndërtesë atje? Nëse është marrë jashtë rregullave, atëherë ju duhet të kërkoni prishjen e tij ashtu siç po prishen të tjerat për të mirën publike”.

Artur Zheji gjithashtu e ka clilësuar pallatin në fjalë si ndërtesë që rri jashtë vizionit të Ramës për bregdetin duke kërkuar prishjen e tij nëse bëhet fjalë për interesin publik. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori