Debati i plotë Braçe-Noka, ja çfarë nuk u dëgjua dje gjatë sherrit në Kuvend (VIDEO)

VRA by albeu
Pëlqej
Ditën e djeshme séance parlamentare degradoi në sharje dhe fyrje personale e deri në përplasje “fizike” mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetit socialist Erjon Braçe.

E gjithë ngjarja nisi kur Noka i liroi flalën e tij ish kryeministrit Berisha.

Ndërkohë që fliste Berisha në foltore, Braçe fliste nga vendi i tij dhe iu drejtua ish-kryeministrit me ofendimin o “b*ole”.

Kaq ka mjaftuar dhe ka reaguar Flamur Noka i cili i drejtua drejt Braçes duke e gjuajtur atë më kartonin e votimeve.

Ky i fundit, në tentativë vetëmbrojtjeje, ngriti të dyja duart lart dhe rregullorja e preku në shpatull. Të dy shkëmbyen fyerje dhe sharje, por pa asnjë kontakt fizik.

Seanca është ndërprerë, por gjatë mbledhjes Sali Berisha e ka etiketuar Braçen si “gore, të cilit mjafton t’i thuash vetëm ‘kuç’ dhe largohet”. Seanca është ndërprerë tri herë pasi Noka nuk pranonte të largohej nga salla.

Ai u përlesh dhe me efektivët e Gardës, të cilët e ndaluan të hynin në mbledhje. Më pas, gjatë ndërprerjes, deputetët e PS-së hartuan shkresën për të dënuar 10 ditë Flamur Nokën, kurse demokratët kërkuan dënimin e Erjon Braçes.

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, e cila drejtohet nga Ilir Meta, Noka mori 10 ditë dënim, kurse Erjon Braçe shpëtoi paq, shkruan Panorama.

Meta, gjatë mbledhjes ka abstenuar në të dyja rastet, duke ia lënë sherrin deputetëve të PS-së dhe PD-së. Demokratët kërkuan edhe dënimin e Taulant Ballës, por gjatë mbledhjes së Byrosë ata nuk paraqitën kërkesë me shkrim për dënimin e tij.

SHERRI NË KUVEND

(Berisha kërkon fjalën, por ministri Tahiri drejtohet te foltorja e Kuvendit. Vendin ia zë Flamur Noka, i cili nuk e lejon të flasë Tahirin, por i liron foltoren vetëm Berishës.)

Valentina Leskaj: Zoti Noka, lirojani foltoren ministrit.

Ministrat e marrin fjalën sa herë që kërkojnë.

Flamur Noka: Ministrat ta marrin sa herë të duan, por jo tani…

Valentina Leskaj: Do të dilni të dy në foltore, zoti Noka?

(Flamur Noka i lë vendin Sali Berishës dhe më pas ulet në vendin e tij)

Taulant Balla: Oj zonjë, ku kujton ai që është, te radha e qumështit?!

Valentina Leskaj: Një minutë, zoti Balla, e keni listën, është tërhequr zoti Noka dhe vijon zoti Berisha

Sali Berisha: Radhë të rralluara, radhe të shkretuara, minj kërkojnë vrimat se ku të futen para protestës. Javën e kaluar denoncova këtu lidhjet direkte të Olsi Ramës dhe të ndrikull Jona Dervishit me grupin e “Hakmarrjes në Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Javën e kaluar solla fakte, data, fotografi të sistemit TIMS të shtetit ku faktohej se Olsi Rama dhe ndrikull Dervishi kishin kaluar disa herë kufirin me makinën e grupit të Xibrakës, grupit të “Hakmarrjes”, vetëm e vetëm për të transportuar kokainë… Edi Rama heshti si fije bari, Olsi Rama nuk thotë një fjalë. Të vijë t’u thotë shqiptarëve pse vëllai i tij përdor për të dalë jashtë shtetit pikërisht makinën e përshtatur për transportin e kokainës.

Taulant Balla: Ja do të vij Nuja. Do të vije Nuel Kalaj…

Sali Berisha: Të vijë këtu, se ka katër javë që fshihet si mi.
Edi Rama është koka e krimit, e bandave, i denoncuar nga Dondollaku në Prokurorinë e Firences si njeri i Bandës së Lushnjës, i përkulet deri te këmbët Aldo Bares dhe i ka çuar dosjen për ta nxjerrë dhe atë të lirë javën që vjen. Gradualisht po përgatit lirimin e Zani Çaushit… A e dini more të mjerë, që jeni fund e krye skllevër të banditëve, se “Hakmarrja për Drejtësi” është dënuar në kohën kur Kondi ishte kryetar gjykate, i zgjedhur prej jush, si dhe anëtar i Kryesisë së PS?! E ka mbushur Parlamentin me trafikantë, njëri që mashtron si puna e atij (Braçes), që mashtron se në Bedat nuk ka rrugë.

Erjon Braçe: Pusho ore!

Sali Berisha: Ndërkohë, aty uleshin avionë dhe me narkomanin, me Kokoneshin e tij, ndante paratë e drogës.

Erjon Braçe: Ik ore, b*le, ik…

(Flamur Noka ngrihet nga vendi, i shkon Braçes në tryezë dhe e godet me rregulloren e Kuvendit. Nuk ka kontakt fizik)

Valentina Leskaj: Zoti Noka, uluni në vend, ose do t’ju nxjerr jashtë me Gardë!

(Flamur Nokën e tërheq për krahu Gramoz Ruçi. Ndërsa Braçe nuk lëviz prej vendit, e rrethojnë deputetë të PS)

Sali Berisha: Flamur, Flamur…|

Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca për 5 minuta.
Sali Berisha-Braçes: Gores i thuhet kuç. Goreve si ty u thuhet kuç. Kaq e ka. Prandaj gore, kuç…

Taulant Balla: Pusho, ore pusho…

Valentina Leskaj: E keni në të gjitha televizionet me zë dhe figurë shkeljen e rregullores së Parlamentit nga deputeti Noka… Unë kërkoj që të zbatohet rregullorja e Parlamentit.

Edi Paloka: Zonja drejtuese e seancës, mos u bëni qesharake si ky Parlament. Ju paskeni parë Flamur Nokën në televizor, prandaj po e përjashtoni. Po Braçen, nuk e patë live që shau…?

Flamur Noka: Ai shahu dhe më ofendoi, dhe zbatoni rregulloren për të. Taulant Balla: Ti s’ke për të shkelur më në këtë Parlament…
(Pas ndërprerjes, Flamur Noka përleshet me Gardën që nuk e lejon të hyjë në sallë, bashkë me deputetët e PD, çajnë rrethimin)
(Byroja e Kuvendit vendos përjashtimin e Nokës me 10 ditë)./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori