DEBATET/ Shkëlzen Berisha nuk bën betimin, Balla mbyll mbledhjen (VIDEO)
Komisioni Hetimor për çështjen CEZ u mbyll edhe ditën e sotme pa dëshminë e Shkëlzen Berishes.

Seanca nisi me debate të ashpra, pasi zoti Berisha nuk bëri betimin, gjë që kërkohej vazhdimisht nga kryetari i Komisionit Hetimor Taulant Balla.

Ndërkohë Shkëlzen Berisha kishte depozituar një kërkesë për dorëheqjen e Taulant Ballës, me arsyetimin e ai ishte në konflikt interesi me të dhe nuk mund të drejtonte seancën.

Balla: Zoti dëshmitar do bësh betimin

Shkëlzen Berisha: Pusho i dënuar se vetëm shpif sa herë hap gojën.
Balla: Fol

Shkëlzen Berisha: Kam paraqitur një kërkesë

Balla: Kërkesa është hedhur poshtë

Balla: Seanca ndërpritet

Ristani: Jemi përpara një mashtrimi, sapo lexuat një kërkesë për të dhënë dorëheqjen dhe sapo thatë se kjo kërkesë është shqyrtuar, kur e ke shqyrtuar ti këtë kërkese?

Balla: Nuk miratohet prap kjo kërkesë

Ristani: Si nuk miratohet ti nuk mund të votosh për veten
Ndreu: Ka një tendecë për të ngatërruar dëshminë e zotërisë.

Kërkesën e dëshmitarit le ta shqyrtojnë

Balla: Je mësuar ti të caktosh gjyqtarë, thuaj betimin
Shkëlzen Berisha: Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake

Balla: Ne duam të të njohim më mirë, po nuk na the atësi emëtr mbiemër nuk kemi si të marrim deklaratën tënde. Betohu dhe pastaj bëj kërkesën paraparake.

Shkëlzen Berisha: Kush është drejtuesi i seancës
Balla: Këtë komision e drejtoj unë, historia kur ti cakton gjyqtarët ka mbarruar. Kërkesën paraprake debozitojë në sekretari.

(Debate mes Ristanit dhe Manjës)

Balla: Ndaj nënkryetarit do merret masë për fyerje.

Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën./albeu.com/


Shtuar më 06/02/2017, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori