Debatet PS-LSI, Meta thumbon Ramën: Erdhe në pushtet falë LSI…
Gjatë mbledhjes së Komitetit drejtues të LSI, Ilir Meta ka folur sërish për krizën politike dhe gjendjen e zgjidhjes së saj ndërmjet dialogut.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka dhënë dhe një mesazh të qartë për aleatin në qeverisje Edi Ramës duke i kujtuar zgjedhjet e 2013, pasi sipas Metës janë fituar falë LSI, ndaj sështë koha të tregohet forca.

“Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë.

Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU.

Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”,- tha Meta./albeu.com/



Shtuar më 14/04/2017, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori