Debatet për rrugën Tiranë-Elbasan, Dervishaj i përgjigjet Ballës
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, i është përgjigjur ku tha se është kërkuar një fond shtesë prej 35 milionë dollarësh për rrugën, pasi ka pasur probleme me rrëshqitjen e dherave dhe dëmshpërblimin e banorëve.

Ai tha se rruga do përfundojë brenda vitit me parametrat e duhura.
“Kërkojmë një fond shtesë prej 35 milionë dollarë pasi ka pasur një aksident. Rrëshqitja e dherave është rreth 10 kilometra në Ibë dhe ka sjellë probleme.

Ka pasur një mangësi në studimin gjeologjik. Projekti i ri parashikon punime specifike dhe devijime të rrugës dhe dëmshpërblime të banorëve. Në pjesën e Ibës po punohet për devijimin e lumit. Praktikisht ka përfunduar një studim i plotë gjeologjik. Kjo rrugë do përfundojë brenda vitit, pasi po punohet me intensitet të plotë.

Me rëndësi është që rruga të bëhet me parametrat e duhura. Padyshim që i mirëkuptoj shqetësimet e deputetëve të nderuar. Ku ka shkelje do ketë edhe masa, por gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë rrugën, pasi i nevojitet qytetarëve shqiptarë.

Kjo kërkesë për kredi ka kaluar në të gjitha hallkat dhe përmes diskutimit”- tha ministri Dervishaj./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori