Debatet në gjyq, Shullazi sfidon hapur ish-shefin e policisë
Pëlqej
Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Lartë në Tiranë, debat e replika janë shkëmbyer mes Emiljano Shullazit dhe ish kreut të policisë në Tiranës Ervin Hodaj.

Shullazi ka guxuar të bëjë vetë pyetje direkte për dëshmitarët, duke sfiduar Hodjan dhe duke i kërkuar llogari pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe paditësit që në kohën e shoqërimit.

Debati

Shullazi- Ervin Hodajt: Te deshmia ne prokurori the qe emrin tim ta tha Koni ne makine. Ketu po thua qe e degjove ne takim me ministrin, a ka mundesi ta ndash pak?

Hodaj: E kam degjur edhe te radio e policisë

Shullazi: Ate dite qe more Konin per kallezim a me shoqerove dhe mua ne polici?

Hodaj: E di qe po

Shullazi: Pse s’u be ballafaqim aty

Hodaj: Jane veprime procedurale

Shullazi: Ca thote ky tani procedura, ky vetem kaq ditka qe me shoqeroi mua dhe mbaroi pune. Mire mire vazhdo dëshminë. Si qenka kjo pune te permendkan nje emer dhe hajde ta shoqerojme. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori