Debatet mbi vendin e karantinës, Manastirliu : Kemi vlerësuar disa struktura!
E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se debati mbi vendndodhjen e karantinës është i pavend.

Ka një diskutim dhe debat politik më shumë ku janë marre me karantinën, sikur të ishte shpëtimi për koronavirusin. Kemi 180 shtretër por sigurisht në varësi të kërkesës.

Ekspertët e komitetit teknik kanë vleresuar disa struktura, edhe strukturat të cilat janë shtetërore të cilat kanë mjedise akomoduese për karantinën dhe gjithashtu struktura spitalore në rastet kur ka një vecanti të një sëmundje që lidhet me infeksionet të tjera.

E pyetur mbi komentet e ish ministrit të shëndetësise Tritan Shehu mbi masat e marra për koronavirusin Manastirliu dha këtë përgjigje


“Jo nuk kam komente për komentatorët. Kushdo që do të kontribuojë në këtë situatë është i ftuar të ulet në tryezën e eksperteve dhe të japi kontributin e tij me idetë që ka."
Shtuar më 25/02/2020, ora 20:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori