Debate te forta ne Kongresin e PS-se mes grupeve "pro" e "anti" Rama
Albeu.com
Debate shume te ashpra madje deri ne nderprerje te folesve kane nisur mes grupeve "pro" e "anti" Rama ne Kongresin e Jashtezakonshem te PS qe po vazhdon punimet me dyer te mbyllura.Pretendenti per kreun e PS ende i padeklaruar publikisht, Rexhep Meidani ka kerkuar ndryshim te rendit te dites duke paralajmeruar manipulim te rezultatit te Kongresit. "Te menjanohen individet e perfolur dhe te shmanget carja ne forume", kane qene kerkesat e Meidanit ne Kongres.

Kurse Servet Pellumbi ka hedhuar akuza te renda ndaj ish-kreut te PS, Fatos Nano, pasi sic u shpreh Pellumbi "telefonatat e djeshme ne mediat televizive s'kishin qellim tjeter vec atij per te percare PS-ne. Nano nuk po ben ndonje kthese ne drejtim te demokracise"tha Pellumbi. Ilir Zela, eshte shprehur hapur kunder paketes "Rama". Ai dhe mbeshtetes te tjere te Nanos do te kerkojne votim te fshehte per nderprerjen ose jo te mandatit te delegateve te Kongresit dhe, votebesim te KPD-se dhe sekretariatit te partise. Nderkohe Bashkim Fino eshte shprehur kunder nje heqjeje te mundshme te Gramoz Rucit si Sekretar i Pergjithshem ne PS. Te pranishem ne Kongres kane qene dhe perfaqsues te forcave politike te majta, si PSD, PDS e LSI.

Kongresi i Jashtezakonshem i Partise Socialiste filloi sot punimet ku vec analizes se humbjes se zgjedhjeve te 3korrikut do te behet zgjedhja e kryetarit te ri te kesaj partie. Kandidati i vetem deri me tani eshte kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Pak ore para Kongresit ish- kryetari i partise Fatos Nano ka kritikuar kandidaturen e Rames duke e bere edhe me te veshtire situaten brenda forumeve drejtuese te Partise Socialiste.

Fjalen e hapjes ne Kongres e mbajti Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, i cili vleresoi punen e bere gjate 8 viteve te kaluara si "progresiste, por jo ne nivelet e pritshme". Sipas tij PS do t'i jete gjithmone mirenjohes ish-kryetarit Fatos Nano. "Ai diti te na jape nje leksion politik dhe emancipues. Partia do t'i jete gjithmone mirenjohese atij". Ky ishte reagimi pare i Sekretarit te Pergjithshem te PS ndaj akuzave qe ish-kreu i PS te PS, Nano beri dje ne drejtim te tij. news24
Shtuar më 08/10/2005, ora 18:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori