Debate për ligjin e mbetjeve, Shalsi pranon tërheqjen
Ditën e sotme është mbledhur komisioni i veprimtarisë prodhuese ku janë zhvilluar debate në lidhje me ligjin e mbetjeve.

Gjatë diskutimit, Shalsi tha se ka rënë dakord si propozues që të tërhiqet për shkak të mjegullnajës së krijuar.

Nuk është folur në asnjë moment për plehra dhe mbetje por lëndë të para dytësore.

“Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diskutim të gjatë.

Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë.

Tërheqja pati përliqmin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS,” tha Shalsi.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Florion Mima tha se opozita mbron vetëm interesat e popullit dhe ka kërkuar rrëzimin e ligjit në kuvend me votim.

“Është në nderin tuaj dhe të forcës suaj politike të sillet në parlament dhe të rrëzohet me ligj. Opozita ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu,” tha Mima.

Më pas Shalsi është shprehur se referendumin do ta firmoste i pari. “Qëllimi madhor ka qenë pastrimi i Shqipërisë,” tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori