Debate në Kuvend, Paloka shpërthen ndaj mungesës së Ramës: Silleni "derrin" në parlament…
Ka nisur séanca parlamentare ditën e sotme ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Pas fjalës së deputetit opozitar Fatmir Mediu i cili bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe për protestën e 18 shkurtit, fjalën nga vendi e mori Paloka i cili me një gjuhë të ashpër pyeti drejtuesen e Kuvendin Valentina Leskaj se ku gjendet kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij ka dy muaj që nuk paraqitet në Kuvend.

Fjalori i deputetit opozitar degradoi duke e quajtur kryeministrin Rama “derr” dhe duke i kërkuar që të kthehet në punimet e parlamentit.

Sipas Palokët, Rama gjendet duke larë “qokat” e grupit “hakmarrja për drejtësi” apo duke vizituar Shullazin.

Drejtuesja e Kuvendit iu përgjigj duke theksuar që kryeministri është duke kryer punët e qeverisë dhe fjalën ai kaloi ministrit Ahmetaj.

DEBATI

Paloka: Kam një pyetje për ju zonja drejtuese e seancës dhe ju të tjerët: Ku e keni Kryeministrin?

Ka një muaj që nuk duket në parlament. Po ndan lopët apo ka shkuar t’i bëjë nderet “Hakmarrjes për Drejtësi”?!

Apo ka shkuar të vizitojë Shullazin në spital?! Apo për të ngushëlluar Armando Prengën?!

Leskaj: Kryeministri është në krye të punëve!

/albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori